Kartoni i kuq për Koeman – sa do të mungojë trajneri i Barcelonës?

Kartoni i kuq për Koeman – sa do të mungojë trajneri i Barcelonës?

Trajneri holandez i cili është në krye të stolit të Barcelonës, Ronald Koeman, është ndëshkuar me karton të kuq gjatë ndeshjes që Barcelona e luajti ndaj Cadiz.

Koeman nuk ishte i kënaqur me ndarjen e drejtësisë nga Carlos del Cerro Grande dhe ankesat e tij bënë që ai të ndëshkohet me kartonin e kuq.

Ky karton i kuq thuhet se do ta lë trajnerin larg bankës së paku për dy ndeshje, përcjell Periskopi.

Maksimumi në të cilin mund të shqiptohet dënimi për Koeman është një muaj. “Dy deri në tri ndeshje, ose me kohën deri në një muaj”, thuhet sipas rregullit.

Koeman nuk do të jetë në bankë në ndeshjet që Barcelona i luan ndaj Levante dhe Atletico Madrid. Por, ai drejton skuadrën ndaj Benficas, nëse nuk shkarkohet deri atëherë. /Periskopi/

Shpërndaje në: