Kasami e Seferi shënojnë në derbin e shqiptarëve në Zvicër

Kasami e Seferi shënojnë në derbin e shqiptarëve në Zvicër

Pajtim Kasami e ka gjetur sërish rrugën e golit në Superligën e Zvicrës, ashtu si Taulant Seferi.

Dy sulmuesit shqiptarë kanë shënuar në ndeshjen që skuadrat e tyre, Sion e Xamax barazuan 1-1.

Kasami e kaloi në epërsi Sionin në minutën e 28’, duke shënuar për 1-0.

Kurse, Seferi shënoi për 1-1 për Neuchatel Xamaxin në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 52’.

Për Sionin nga minuta e parë luajtën edhe Bastien Toma e Ermir Lenjani, kurse për Xamaxin Arbenit Xhemajli e Samir Ramizi.

 

Shpërndaje në: