Kastrati detyrohet ta pezullojë “reformën” në dy fshatra të Kamenicës

Kastrati detyrohet ta pezullojë “reformën” në dy fshatra të Kamenicës

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, së bashku me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, kanë mbajtur konferencë të përbashkët për media, lidhur me çështjen e riorganizimit të procesit mësimor në komunën e Kamenicës.

Ministrja Bajrami tha se janë pajtuar me kryetarin e Kamneicës që të pezullojnë përkohësisht reformën e nisur në këtë komunë  në mënyrë që të rikthehet normaliteti në shkolla.

“Qysh në ditët e para kemi takuar kryetarin dhe këshillin e prindërve dhe ju e dini se situata nuk është aspak e këndshme megjithatë ne kemi konsultuar zyrtarë ligjor. Ju e dini se ditëve të fundit kemi pasur takime me kryetarin që ta arrojmë marrëveshje dhe që nxënësit të kthehen në mësime. Ne kemi si obligim që të krijojmë kushte për nxënës.  Një formë e reformës jemi pajtuar që të ngadalësohet dhe të rikthejmë në normalitet Kamenicën”, ka thënë ajo.

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, tha se në disa shkolla janë pajtuar që të pezullojnë reformën.

“Ne kemi arrit së bashku ku e kemi paraparë që disa shkolla të Kamenicës që ta pezullojmë reformën. Në Kamenicë e kemi gjendje dobët ndërmjet nxënësve dhe mësuesve dhe kjo ka bërë që ta marrim këtë iniciativë për reforma. Pezullimi ka të bëjë me fshatrat Topanicë dhe Koretin”, ka thënë Kastrati.

Shpërndaje në: