Kastrati: Ministrat e Qeverisë Kurti refuzojnë të komunikojnë me mua

Kastrati: Ministrat e Qeverisë Kurti refuzojnë të komunikojnë me mua

Kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati, ka thënë që ministrat e Qeverisë po refuzojnë ta takojnë atë për çështje të ndryshme.

Sipas Kastratit është një qasje e zyrtarëve të Qeverisë, të cilën shpreson që do zgjasë deri në zgjedhje, megjithatë të njëjtit po refuzojnë me taku dhe me bisedu për secilën çështje përcjell Periskopi.

“Është një qasje e zyrtarëve të Qeverisë por shpresoj që është deri në zgjedhje, refuzojnë me u taku dhe me bisedu për secilën çështje. Ministri Hekuran Murati me dhjetëra mesazhe me dhjetëra e-mail dhe refuzon veç me kontaktu. Gjithashtu edhe ministria e Mjedisi, Planifikimit dhe Infrastrukturës dhe Ministria e Bujqësisë”.

“Asnjë kryetarë përveq zyrtarëve të tyre nuk pranojnë me e taku, në përjashtim ministri i Shëndetësisë, ndoshta për shkak të pandemisë. Paramendo, ne u kemi kontaktu Ministrisë disa herë dhe nuk kanë kthyer përgjigje. Unë prapë do vazhdojë me gjitha përpjekjet sepse nuk është çështje e vullnetit se a dëshiron apo jo por e ka obligim me kry një obligim të tillë”, tha Kastrati. /PERISKOPI/

Shpërndaje në: