Katalonia në pritje të referendumit për pavarësi

Katalonia në pritje të referendumit për pavarësi

Katalonia do të deklarojë pavarësinë menjëherë nëse një shumice e votuesve të rajonit spanjoll do të zgjedhin pavarësinë në një referendum, bën të ditur koalicioni qeverisës.

“Nëse shumica e votave janë për krijimin e një republike katalane, pa dyshim që pavarësia do të duhet të shpallet menjëherë”, tha Gabriela Serra, një anëtare e koalicionit separatist që qeveris Kataloninë, raporton BBC, transmeton Periskopi.

Komentet e saj erdhën pasi koalicioni paraqiti një ligj që synonte nxjerrjen e rajonit verilindor nga sistemi ligjor i Spanjës, në një përpjekje për të anashkaluar të gjitha sfidat ligjore dhe praktike për organizimin e një referendumi. Në fund të gushtit mendohet të dorëzohet në parlamentin Spanjoll.

Shpërndaje në: