Katarina “e madhe” në Ranillug: Fiton rrafsh 100% të votave

Katarina “e madhe” në Ranillug: Fiton rrafsh 100% të votave

Në komunën e Ranillugut që udhëhiqet nga Lista Srpska nuk ka pasur befasi sa i përket fituesit.

Sidoqoftë, befasi të madhe përbën rezultati i fituesit.

Katarina Ristiq-Iliq nuk ka arritur as 50%, as 60,  as 70 por rrafsh 100% të votave, përcjell Periskopi.

Ristiq-Iliq ishte e vetmja kandidate në këto zgjedhje komunale në këtë komunë.

Edhe në komunën e Graçanicës, kandidatja e kësaj partie për kryetare të komunës ka qenë grua. /Periskopi   

Shpërndaje në: