Katastrofa: Gjithçka që duhet të dini për aksidentin me 46 të vdekur në Bullgari

Katastrofa: Gjithçka që duhet të dini për aksidentin me 46 të vdekur në Bullgari

Të paktën 46 persona, përfshirë edhe 12 fëmijë, kanë gjetur vdekjen pasi autobusi me të cilin po udhëtonin u përplas dhe u shkrumbua nga zjarri në perëndim të Bullgarisë, kanë thënë zyrtarët.

Incidenti ndodhu në autostradën në jug-perëndim të kryeqytetit bullgar, Sovjes, rreth orës 2 pas mesnate.

Autobusi kishte tabela të Maqedonisë së Veriut dhe po mbante kryesisht turistë nga vendi, që po ktheheshin nga Turqia, Stambolli.

Shtatë persona kishin arritur të iknin nga autobusi duke thyer xhamat, e të cilët më pas ishin dërguar në spital me djegie në trup.

Shkaku i fatkeqësisë nuk ishte i qartë menjëherë. Autoritetet bullgare thanë që autobusi kishte devijuar nga autostrada dhe kishte këputur 50 metra të barrierës së seksionit, por nuk ishte e qartë nëse një gjë të tillë e kishte bërë para apo pasi ishte hapur zjarr në të.

Asnjë automjet tjetër nuk kishte qenë i përfshirë në aksident.

Kryetari i fshatit në afërsi, Pernikut, iu ka thënë mediumeve lokale se autostrada kishte qenë në gjendje të keqe në atë seksion, dhe se kishte pasur shpesh aksidente, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, iu tha gazetarëve se udhëtarët po riktheheshin në shkup pas një pushimi në Stamboll.

Mediat bullgare thanë se autobusi ishte ndalur në një pompë benzine afër Sofies rreth një orë para aksidentit.

Shumica e viktimave, siç tha kryeministri maqedon Zoran Zaev, kishin qenë me nënshtetësi maqedonase, por kishte qenë edhe një belg dhe një serb mes tyre.

Z. Zaev u shpreh se kishte folur me një të mbijetuar, që i kishte thënë se pasagjerët kishin qenë në gjumë kur kishte ndodhur tingulli i shpërthimit të madh. /Periskopi

Shpërndaje në: