Katastrofale, OBSH ngreh alarmin: Mijëra jetë në rrezik në Ukrainë nga mungesa e oksigjenit

Katastrofale, OBSH ngreh alarmin: Mijëra jetë në rrezik në Ukrainë nga mungesa e oksigjenit

Organizata Botërore e Shëndetësisë është shprehur e shqetësuar për furnizimet me oksigjen medicinal në Ukrainë, duke paralajmëruar se shumica e spitaleve mund të mbeten pa të brenda 24 orëve, raporton The Guardian.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Dr Hans Kluge bënë thirrje për një kalim të sigurt për furnizimet, duke marrë parasysh korridorin logjistik përmes Polonisë.

Ata thanë: “Kamionët nuk janë në gjendje të transportojnë furnizime me oksigjen nga fabrikat në spitale në të gjithë vendin, duke përfshirë kryeqytetin Kiev. Shumica e spitaleve mund të shterojnë rezervat e tyre të oksigjenit brenda 24 orëve të ardhshme. Disa tashmë kanë mbaruar. Kjo vë në rrezik mijëra jetë.”

Shpërndaje në: