Katër avionë luftarak të Putinit shkelin hapësirën ajrore të NATO-s

Katër avionë luftarak të Putinit shkelin hapësirën ajrore të NATO-s

Derisa tensionet po vazhdojnë mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe Perëndimit, katër avionë luftarakë rusë janë kapur duke fluturuar në hapësirën ajrore të NATO-s.

Në një deklaratë të Forcave Ajrore Italiane (Aeronautica Militare) thuhet se avionët luftarakë u ngritën nga Kaliningrad para se të shkelnin hapësirën ajrore polake, raporton The Sun.

Avionët rusë më pas fluturuan përtej Detit Baltik në drejtim të Suedisë përpara se të “detyroheshin” të ktheheshin në bazë.

Kaliningrad është pjesë territori shumë e militarizuar e shkëputur nga shteti kryesor rus dhe e rrethuar nga Polonia dhe Lituania. Shpesh është në qendër të tensioneve midis Putinit dhe NATO-s.

Saktësisht se çfarë lloj avionësh rusë u kapën nuk është konfirmuar ende nga NATO. Por, NATO dhe Rusia mbeten në mosmarrëveshje për luftën e Putinit në Ukrainë.

Polonia është anëtare e aleancës, ndërsa Suedia këtë vit nënshkroi protokollet për t’u bashkuar luftës së egër të Putinit në Ukrainë.

Fotoja e lajmit është ilustruese

Shpërndaje në: