Katër burra rrahin katër gratë e tyre: Policia arreston ‘tri femra’

Katër burra rrahin katër gratë e tyre: Policia arreston ‘tri femra’

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar pesë raste të dhunë në familje në Policinë e Kosovës.

Në katër nga këto raste, burrat kanë sulmuar gratë e tyre. Por për çudi, të arrestuar kanë përfunduar tri gra dhe vetëm dy burra.

Në rastin e pestë, ajnë rrestuar plot tri gra “për dhunë në familjen e tyre” edhe pse Policia nuk tregon se kë e kanë sulmuar, përcjell Periskopi.

Rastet kanë ndodhur në Gjakovë, Leposaviq, Ferizaj, Obiliq dhe Prishtinë.

Madje, sulmi në Ferizaj është publikuar si “sulm” dhe jo si dhunë në familje.

Raporti i plotë:

DHUNË FAMILJARE

Gjakovë, 04.11.2021 – 20:00. Janë arrestuar tri të dyshuara femra kosovare, pasi të njëjtat dyshohet se kishin shkaktuar dhunë në familjen e tyre. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.

DHUNË FAMILJARE

Leposaviç, 04.11.2021-10:30. Ankuesja femër kosovar ka njoftuar se është kanosur nga i dyshuari bashkëshorti i saj mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe ka rezultuar se është nën ndikim të alkoolit dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

SULM

Ferizaj, 04.11.2021-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një zënke verbale ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretman mjekësor pasi që e njëjta nuk ka pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

DHUNË FAMILJARE

  • Obiliq, 04.11.2021-12:30. Viktima femër kosovare, ka njoftuar se është sulmuar fizikisht nga i fejuari i saj i dyshuari mashkull kosovar me të cilin bashkëjeton. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati.
  • Prishtinë, 4.11.2021 – 21:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka pasur mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij femër kosovare. Të dy palët janë intervistuar, ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në: