Katër komisione parlamentare sot kanë punime, ja çfarë trajtojnë

Katër komisione parlamentare sot kanë punime, ja çfarë trajtojnë

Katër komisione të Kuvendit të Kosovës do të zhvillojnë punime sot.

Duke nisur nga ora 10:00, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton raportet e shpenzimeve të Kuvendit për 6 mujorin e parë të vitit 2022, të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2021, si dhe të Kursimeve Pensionale për vitin 2021

Po, në të njëjtën orë Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, takohet me kryesuesen e Bordit të Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Aida Rexhepi dhe me u.d. Drejtoreshën e Shërbimit Spitalor, Klinik, Universitar të Kosovës, Pranvera Zejnullahu- Raçi.

Më pas, nga ora 13:00, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, shqyrton në parim Projektligjin për Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

E nga ora 14:00, 14:00, Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, përzgjedh ekspert.

Shpërndaje në: