Katër orë kërkime, trupi i fundosur në Batllavë ende nuk është gjetur

Katër orë kërkime, trupi i fundosur në Batllavë ende nuk është gjetur

Sot gjatë ditës një 55 vjeçar ka humbur jetën në liqenin e Batllavës dhe trupi i tij ende nuk është gjetur nga njësitet përkatëse.

Klan Kosova ka bërë të ditur se kërkimet për trupin e pajetë të viktimës kanë zgjatur për më shumë se katër orë.

“Pas më shumë se katër orësh kërkime, ende nuk është gjetur trupi i fundosur i 55 vjeçarit”.

“Sipas dëshmitarëve, i zhdukuri kishte ardhur me familjen e tij për të pushuar në liqenin e Batllavës. Ai kishte marrë barkën për të shkuar dhe për t’u zhytur në ujë dhe nuk është parë më duke dalë nga aty”.

“Tashmë janë ndërprerë kërkimet për shkak të errësirës për të vazhduar nesër gjatë ditës”.

Lajmin e ka konfirmuar për Periskopin  zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin  e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth ores 16:00 kemi pranuar nje informacion se nje person dyshohet te jete fundosur ne liqenin e Batllaves. Ekipet policore jane ne vendin e ngjarjes”, tha ajo.

Shpërndaje në: