Katër të lënduar nga aksidenti në Klinë

Katër të lënduar nga aksidenti në  Klinë

Katër persona janë lënduar lehtë si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë, në fshatin Dollc të Klinës.

Këtë për klankosova.tv e konfirmoi Xhevat Ibraj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë.

Ai tregoi se personat e lënduar kanë pranuar ndihmën mjekësore

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:30, njësitet e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Në aksident të përfshira janë dy vetura”, tha Ibraj.

 

Shpërndaje në: