Katër viktima nga COVID-19 sot në Shqipëri

Katër viktima nga COVID-19 sot në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 5280 testime nga të cilat 1697 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 4 qytetarë të prekur me COVID-19, ndërsa 935 janë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Shpërndaje në: