Katër viktima nga tërmeti i fuqishëm në Filipine

Periskopi.com Lajme

Tërmeti i fuqishëm që ka goditur Filipinet mori jetën e katër personave.

Në mesin e viktimave ishte edhe një vajzë gjashtë vjeçare.

Po ashtu kishte edhe shumë të lënduar.

Tërmeti i fuqishëm prej 6.9 ballësh goditi Mindanao në Filipine ditën e diel, transmeton Telegrafi.

Kryetari i bashkisë të Matanao në Filipinet jugore, Vincent Fernandez, tha një radioje lokale se vajza ndërroi jetë pasi një mur i ra sipër gjatë tërmetit.

Ndërsa tre personat e tjerë ndërruan jetë pasi një super market u shemb në qytetin Padada, teksa dhjetëra të tjerë kanë mbetur nën rrënoja.

Të paktën 24 persona në Padada janë evakuuar me sukses dhe operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë akoma.

Shpërndaje në: