Katër zakonet që vrasin një marrëdhënie në çift

Periskopi.com Zoya

Askush nuk e di se sa do të zgjasë një lidhje, por ka disa shenja që tregojnë nëse ju do të jetoni të lumtur përgjithmonë apo marrëdhënia juaj është drejt ndarjes përfundimtare.

Sipas studimeve 4 janë faktorët apo zakonet e çifteve që i çojnë ato drejt ndarjes edhe kur kanë disa vite martesë mbi supe.

Kritikat – Kritikat e shpeshta sidomos ato që lidhen me personalitetin janë të dëmshme në një marrëdhënie.

Mospërfillja – Përbuzja, mospërfillja, sarkazma, rrotullimi i syve, imitimi e bëjnë partnerin të ndihet i pavlefshëm në lidhje.

Vetëmbrojtja – Kur dikush në mënyrë të vazhdueshme justifikon gabimet dhe nuk merr përgjegjësi kjo sinjalizon fundin e një lidhje.

Kundërshtimi – Kundërshtimi është një rezultat i kritikave të zgjatura, përbuzjeve dhe mbrojtje të vazhdueshme. Në këtë pikë partneri nuk bën më asnjë përpjekje për të çuar përpara lidhjen.

 

Shpërndaje në: