Kazerma e Koshares rrezikon të shembet, është i vetmi objekt i çliruar nga UÇK-ja

Kazerma e Koshares rrezikon të shembet, është i vetmi objekt i çliruar nga UÇK-ja

Shpesh historia e një vendi, tregohet përmes objekteve të cilat dëshmojnë ngjarje të cilat luajtën rol vendimtar.

Ndonëse në vendin tonë kanë kaluar vetëm dy dekada nga mbarimi i luftës së egër kundër armikut serb, me gjithë tendencën për të ruajtur dhe mbrojtur shtëpi që shërbyen si vendstrehim e fortifikatë, shumë nga këto objekte po rrënohen si pasojë e mospërkujdesjes nga ana shtetërore, përcjellë Indeksonline.

Një nga objektet që po rrezikon të shembet është edhe Kazerma e Koshares, objekti i vetëm i çliruar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Dikur një pikëtakim i djemve dhe vajzave më të guximshëm që s’kursyen as jetën e tyre, sot një vend i lënë në harresë.

Kujtojmë që Beteja e Koshares mbetet një nga përballjet e suksesshme të forcave të UÇK-së jo vetëm për bilancin e të vrarëve nga pala e armikut, por dhe me efektin që pati ky sukses në forcimin e besimit të popullsisë së zonës tek UÇK-ja dhe aleatët e saj. Kjo betejë u bë edhe motiv për shtimin e radhëve të vullnetarëve që i bashkoheshin UÇK-së në front.

Shpërndaje në: