KB Bashkimi shumë i fortë për Sigal Prishtinën
Arpagjik’t kanë triumfuar para shikuesve të vetë në palestrën ‘Sezai Surroi’ kundër Sigal Prishtinës me rezultat 85:74.
Pjesa e parë i takoi vendasve në saje të basketbollistit amerikan, Kejuan Johnson, i cili në njëzet minutshin e parë realizoi 18 pikë.
Në fakt, çereku i parë u takoi kampionit aktual të kësaj lige, të cilët e përmbyllën me epërsi prej tetë pikëve, 25:17.
Por, vendasit u këndellën në dhjetë minutshin e ardhshëm duke i lejuar mysafirët të realizonin 12 pikë, ndërsa basketbollistët e Bashkimit shënuan 27 sosh për ta përmbyllur pjesën e parë në epërsi 44:37, përcjell Telegrafi.com
Edhe në pjesën e dytë vendasit treguan lojë më të mirë ndërsa te mysafirët ndikoi edhe loja e ndeshjes së shtunës kundër Pejës.
Portokallezinjtë e vazhduan me paraqitje të mirë edhe në çerekun e tretë dhe këtë dhjetë minutësh e fituan me rezultat 21:20, përkatësisht rezultati në semafor tregonte 65:57.
Megjithëse dhjetë minutshin e fundit e fituan mysafirët me , kjo nuk ishte e mjaftueshme për të korrur fitore dhe kështu, Bashkimi triumfoi me rezultat 85:74.
Basketbollisti më efikas Kejuan Johnson i Bashkimit me 29 pikë dhe tetë asistime ndërsa për Sigali Prishtinën ishte Malcolm Rhet dhe Andrew Lawrence me 16 pikë.



