KDI: Deputetët i kushtojnë mbi 185 mijë euro Kuvendit në muaj

Periskopi.com Lajme

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar pas seancës që u mbajt sot në Kuvend, ku munguan shumica e deputetëve.

KDI thotë se pagat e deputetëve i kushtojnë 185 mijë euro buxhetit të Kosovës.

“Vetëm pagat bazë të 120 deputetëve të Kuvendi i Kosovës – Skupština Kosova për një muaj kushtojnë 💶 185,000 Euro. Mëditjet për pjesëmarrje në seanca për 120 deputetë, për një muaj kushtojnë 30,000 Euro. Pse po mungojnë më shumë se gjysma e deputetëve në seanca? Kuvend që funksionon! Deputetë që nuk mungojnë”, thuhet në reagimin e KDI-së.

Deputetët edhe më herët janë kritikuar se nuk po marrin pjesë në seanca, Kuvendi ka filluar me seanca vetëm para 2 javësh, pasi që deputetët ishin përkushtuar më shumë në zgjedhjet lokale.