KDI: Ministria e Shëndetësisë paguan 280% më shtrenjtë për produktin Paracetemol

KDI: Ministria e Shëndetësisë paguan 280% më shtrenjtë për produktin Paracetemol

Instituti Demokratik i Kosovës, kanë deklaruar se Ministria e Shëndetësisë paguan rreth 280% më shtrenjtë për produktin Paracetamol 1 gr për injeksion në krahasim me vlerën e tregut me pakicë.

KDI shton se MSH blerjen e këtij produkti e ka bërë me çmimin 3.80 euro për njësi, ndërsa i njëjti në tregun me pakicë shitet me një çmim rreth 1.00 euro për njësi, shkruan lajmi.net.

Po ashtu KDI i bënë thirrje kuvendit të Kosovës, komisionit për shëndetësi që të mbajnë llogaridhënie Ministrinë e Shëndetësisë për shpenzimet enorme të bëra.

Reagimi i plotë:

????????? ? ???̈?????̈????̈ ?????? ????? ???% ??̈ ?????????̈ ????????? ??????????? ??? ??̈? ????????? ??̈ ???????? ?? ?????̈? ? ?????? ?? ??????̈

#Ministria e Shëndetësisë përmes Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (#UNOPS) ka kontraktuar blerjen e produktit Paracetamol 1gr për injeksion me çmimin prej 3.80 EURO për njësi. Ky produkt në tregun me pakicë (barnatoret) në Kosovë shitet me një çmim rreth 1.00 EURO për njësi.

KDI në vazhdimësi është duke shpërfaqur shqetësime lidhur me blerjen e medikamenteve nga #UNOPS me çmime shumë të larta, si dhe i ka bërë thirrje #Ministrisë së Shëndetësisë që të kërkoj llogari nga UNOPS për këto çmime të cilat përfundimisht i paguan qytetari i Kosovës.

Në vazhdim, KDI i bënë thirrje edhe #Kuvendit të Kosovës, #Komisioni për Shëndetësi dhe #Komisionit për menaxhimin e financave publike që të mbajnë në llogaridhënie #Ministrinë e Shëndetësisë për shpenzimet enorme të bëra përmes kontratës që Ministria e Shëndetësisë ia ka dhënë #UNOPS-it për blerjet e produkteve medicinale.

Po ashtu, kërkojmë nga #Zyra Kombëtare e Auditimit, të bëjë një auditim urgjent të performancës së kësaj kontrate ndërmjet #Ministrisë së Shëndetësisë dhe #UNOPS-it. /Lajmi.net/

Shpërndaje në: