Kë e la jashtë ndeshjes me Izraelin trajneri Giresse?

Kë e la jashtë ndeshjes me Izraelin trajneri Giresse?

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Izrael-Kosovë, e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian.

Kombëtarja e Kosovës synon ta nisë me këmbë të mbarë rrugëtimin e saj në kualifikimet e Euro 2024.

“Dardanët” do të zbresin sonte në fushën e blertë për t’u përballur me Izraelin në stadiumin “Bloomfield” në Tel Aviv.

Alain Giresse ka vendosur që Amar Gërxhaliu dhe Albion Rrahmani të mos jenë në dispozicion për këtë ndeshje.

Kjo pasi që lista duhej të ishte me 23 futbollistë, kurse në Izrael udhëtuan 25.

Shpërndaje në: