KEK-u paditet për mosraportim të ndotjes
“Gjendja në gjithë sektorët nuk është e mirë dhe këtë e konfirmoj me të dhëna. Pra kemi ndotje nga KEK-u. Ne si Agjenci kemi bërë kallëzim penal KEK-ut për mosraportim të ndotjes”, ka thënë Morina në emisionin “Puls” të KTV-së, ku ka paraqitur edhe dokumentin që dëshmon një gjë të tillë.



