KEK’u konkurs për punë pak para fushatës

Periskopi.com Lajme

Korporata Energjetike e Kosovës ka shpallur të lira disa vende pune, edhe atë hiç më herët se veç dy ditë para fushatës zgjedhore për garën e balotazhit, transmeton Periskopi.

Teknik i Makinerisë, Teknik i Elektroteknikës, Inxhinier i Elektroenergjetikës, Inxhinier i Elektroteknikës, Manipulues i Shiritave Trasportues etj..

Këto janë disa nga pozitat e hapura, që janë publikuar sot në ueb faqen e KEK’ut.

Kujtojmë që Qeveria Kurti në maj të këtij viti kishte zgjedhur bordin e ri të Koorporatës Energjetike të Kosovës.PERISKOPI/