Kelmendi e quan ‘huqje të madhe’ vendimin e Qeverisë: Pse rruga për në Tetovë qenka më e rëndësishme se rruga për Pejë, ose për Gjakovë

Kelmendi e quan ‘huqje të madhe’ vendimin e Qeverisë: Pse rruga për në Tetovë qenka më e rëndësishme se rruga për Pejë, ose për Gjakovë

Gazetari dhe drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi i ka reaguar Qeverisë së Kosovës lidhur me rrugën Prizren-Tetovë e cila do të kushtojë rreth 150 milionë euro.

Me anë të një shkrimi në Facebook, Kelmendi ka pyetur se pse rruga për në Tetovë për të cilën duhet të merren 150 milionë nga buxheti për asfalt, qenka më e rëndësishme se rruga për Pejë, ose për Gjakovë?!

“Tashmë e kemi super autostradën për Shkup. Por nuk kemi rrugë si duhet për shumë qytete të Kosovës, për qytetarë taksapagues të Kosovës. Më vjen keq, por kjo është një huqje e madhe!”, ka shkruar ai.

Ndryshe sot në Mbledhjen e Qeverisë, u miratua formimi i Komisionit për vlerësimin e studimit të fizibilitetit për rrugën Prizren – Tetovë.

Më poshtë postimi i plotë i Adriatik Kelmendit:

Shpërndaje në: