Kelmendi: Hashim Thaçi të hetohet për tradhti shtetërore

Kelmendi: Hashim Thaçi të hetohet për tradhti shtetërore

Veprimtari i çështjes kombëtare, Ibrahim Kelmendi i ka bërë kërkesë publike kryeprokurorit të Kosovës Aleksandër Lumezit, që të fillojë menjëherë hetimet ndaj presidentit Hashim Thaçi për tradhti të mundshme shtetërore, në bisedimet me Serbinë.

Kelmendi Thaçin e ka akuzuar se është bërë “xhoke” i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, shkruan Periskopi.

Sipas tij, Presidenti Thaçi po e keqpërdor mungesën e funksionimit të Kuvendit të Kosovës, që t’i përvetësojë kompetencat që kishte Qeveria e Kosovës, për të negociuar me Serbinë.

Kelmendi po ashtu ka kërkuar që kryetari i Kuvendit të thërrasë seancë urgjente që të merret vendimi, siç shkruan ai, që t’ia ndalojë Thaçi  “bisedimin kontrabandues me Vuçiqin.

Komenti i tij i plotë në Facebook:

ALARMUESE! HASHIM THACI – JOKER I VUQIQIT (?!)

– Kerkese publike Kryeprokurorit Lumezi: te fillon menhere hetimet per tradheti te mundshme shteterore te Presidentit Thaçi, i cili pa qene kompetent, po behet joker i Serbise, duke e kamufluar tradhtine shtetrore si “bisedime”!

Hashimi po keqperdor mungesen e fukcionimit te Kuvendit te Kosoves, qe ti perveteson kompetencat qe kishte qeveria, per te negociuar me Serbine.

Kjo eshte edhe nje deshmi me shume se Hashimi tashme as qe po merakoset ta kamuflon marionetizmin e tij ndaj Serbise.

Kadri Veseli, qe vazhdon te jete Kryetar i Kuvendi deri te konstitutohet Kuvendi i madatit pasues, duhet te thirre seance urgjente qe te merret vendim per te ia ndaluar Hashimit “bisedimin” kontrabandues me Vuqiiqin.

Vuqiqi po kerkon anetaresim te Serbise ne BE me procedure te pershpejtuar, duke shfrytezuar marioneten Thaçi si Joker, njejte siç e shfrytezonte Millosheviqi marioneten Ibrahim Rugova…

Shpërndaje në: