Kelmendi: Isa Mustafa duhet të jetë bartës i listës së LDK’së

Kelmendi: Isa Mustafa duhet të jetë bartës i listës së LDK’së

Ish deputeti i LDK’së, Ramiz Kelmendi, ka treguar disa veprime se si LDK të shpëtojë nga rrugët qorre, shkruan Periskopi.

Kelmendi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa të jetë bartës liste

“Duhet që Kryetari i LDK-së të jetë bartës liste, sespse mbështetësitë e tij shumëvjeçarë do e votojnë, (Në të kundërten do mungojnë disa vota), pastaj do duhej të rangohen në listën zgjedhore kandidatët për kryeministër (aq sa ka kërkesa të mbështetura). Me këtë formulë ju mundësohet të gjithëve që me tërë energjinë të kontribuojnë tek votuesit dhe të gjithë duhet të pajtoheshin me rezultatin e votimit”, ka shkruar Kelmendi.

Shkrimi i tij i plotë

Si duhet vepruar LDK që të mos hyjë në rrugët qorre!

LDK gjendet në një pozite që kerkon zgjidhje të zgjuar. Po kthehemi pak në retrospektivë! Zgjedhjet dhe Kuvendi zgjedhorë kaluan për mrekulli, jo pse kishte unitet, por sepse nuk u kriju hapësira për gara përbrenda strukturave të partisë por duke emëruar z.Isa Mustafa kandidat për kryetar të LDK, propozim ky i cili rezultoi pozitiv.

Tani është sfida më madhe, sepse kryetari është në trajtim shëndetësorë, gjë që i kufizon lëvizjet e tij për takime me elektoratin dhe kjo nxitë apetitete që të nominohen si bartës liste dhe kandidat për kryeminister, kontribuesit shumëvjeçarë të partisë, kandidatët që kane mbështetje elektorole dhe kandidatët që kanë kontribut publik.

Propozimi i cili sipas meje zgjidhë çështjen është ky! Duhet që Kryetari i LDK-së të jetë bartës liste, sespse mbështetësitë e tij shumëvjeçarë do e votojnë, (Në të kundërten do mungojnë disa vota), pastaj do duhej të rangohen në listën zgjedhore kandidatët për kryeministër (aq sa ka kërkesa të mbështetura). Me këtë formulë ju mundësohet të gjithëve që me tërë energjinë të kontribuojnë tek votuesit dhe të gjithë duhet të pajtoheshin me rezultatin e votimit.

Për tu ranguar në listë nga dy e tutje, duhet përdorur metoda e vetpërzgjedhjes nga kutia, ku janë të vendosur numrat rendorë dhe një gjë e tillë do të perzgjidhë mospajtimet dhe do e lironte çdo mundësi të avansimit miqësorë.

Bartesi i listës nuk do jetë pjesë aktive e fushatës, së pari për nga kufizimet shëndetësore dhe së dyti duhet që pretenduesit të shpalosin mënyrën udhëheqëse.

Sipas mendimit tim, një shqetësim tjetër serioz po ndodhë mbi kushtet e paraqitura nga LDK për kandidatin e mundshëm! Po i analizojmë kushtet e LDK-së!

  1. I dëshiruari i ndërkombëtarëve është çdonjëri në LDK, i cili nuk ka konflikt me ligjin. -Kjo në të kundërtën po na e jap përshtypjen se në mesin e kryesisë së LDK-së paska të tillë, të padëshiruar nga ndërkombëtarët.
    2. Ata që janë në këtë rast anti PDK! -Me këtë kusht po hapet kaptina e kohës së luftës së shtrigave duke i shkuar në favor ndarjeve nga jashtë, në të vjetër, të mesëm dhe të rinjë. Kjo po ndodhë edhe pse Kuvendi dhe Këshilli drejtues ju kanë dhënë autorizime por sigurisht jo në këtë masë dhe së dyti, në mundë të mospajtohemi me strukturat e partive politike e kurrsesi me qytetarët mbështetës.

Nga këtu është edhe më i rëndë bashkëpunimi me liderë politik, që nuk e respektojnë gjenezën e LDK-së. Pra kushtet e tilla bëjnë apo nxisin qëndrimin qytetarë, miqësorë dhe biznesorë mes kundershtarëve politik dhe kështu bëjnë ndarjen mes qytetarëve dhe dëmtojnë të ardhmen politike të LDK-së. Nëse kemi dëgjuar, ju kujtoj Ambasadorin e SHBA-ve se; Kundërshtarët politik nuk janë armiqë dhe duhet kuptuar si garë për të bindur qytetarët se platforma e jonë është ajo e cila realizon ëndrrat e çdo qytetari në paqe.

Ramiz Kelmendi

 

Shpërndaje në: