Kelmendi: Kurti beson se është Cari, e bëri dallimin mes tij, Glaukut, Vjosës dhe njerëzve të parëndësishëm në VV

Kelmendi: Kurti beson se është Cari, e bëri dallimin mes tij, Glaukut, Vjosës dhe njerëzve të parëndësishëm në VV

Migjen Kelmendi ka shkruar për deklaratën që në opinion u vlerësua si nënçmuese ndaj – së pari vet kandidatëve për kryetarë komunash të Vetëvendosjes.

Postimi i Kelmendit:

ÜBER KURTI dhe VV vulgu

E patem thane ne shume raste, jo vetem ne keto postime te mia, por edhe ne shume studio e reagime publike u alarmue se Albin Kurti – ka probleme. Jo vetem ‘talenti’ i tij me i praptue faktet dhe me keqlexue e keqinterpretue historine 20 vjeçare prej Rambouillet e deri sot; jo vetem nji mungese ‘klinike’ e konsistences ne qendrime; po edhe nji e çame e thelle ne psiken e tij, qe gjithmone e ndajke veten prej tjereve.

E bane me besue se asht Car.

Askend ma shume s’e ka nençmue Kurti, se bash ata qe i kane besue dhe ende jane te gatshem me i shkue – permbas. Permbas, se perpara, si e thote vet ne kete video, mbas debaklit ne zgjedhjet lokale te 17 Tetorit, mundet me qene vetem AY! Über Kurti.

Kurti vet e ban dallimin mes tij, Glaukut e Vjoses, dhe te tjereve, njerezve te parandesishem, VV vulgut , ne partine Vetevendosje.

Me kqyr holle e holle, paj s’ka denim e poshtnim ma te merituem per krejt ata qe projektuen te ky person me probleme, te ky ‘lažni car Šćepan Mali’, te ky djal prej Sukobine qe po i shnosh traumat e veta me politiken kosovare dhe tuj e poshtnue votuesin e vet, se sa ky spjegim i tij ne kete video, se kush asht ai, e kush jane keta – tjeret.

Ju kam thane, s’kane me na besue se ky person e ka pas fitue ne nji moment voten plebishitare ne Kosove!

Por, ta ndigjojme qysh e portretizon veten dhe te tjeret:

Shpërndaje në: