Këmbëngulë AKR-ja: Do të ndërtohet fabrika e këpurdhave në Drenas

Këmbëngulë AKR-ja: Do të ndërtohet fabrika e këpurdhave në Drenas

 

Por, bashkë me urimin, dega e AKR-së ka konfirmuar se do t’ë mbajnë premtimin e dhënë për ndërtimin e dy fabrikave në këtë komunë, atë për prodhimin e këpurdhave dhe një tjetër për paketimin e frutave të malit.

“Shfrytëzojmë rastin të urojmë fitoren e kryetarit të ri të Drenasit, Ramiz Lladrovcit. Për hirë të opinionit të gjerë, ju njoftojmë se vënia e gurthemelit të fabrikave nuk është bërë për fushatë dhe se ato do të ndërtohen. Për këtë e falënderojmë Behxhet Pacollin dhe se garantojmë se të gjitha do të realizohen në bazë të premtimeve që i kemi bërë” thuhet në njoftimin e AKR-së, dega në Drenas.

Kujtojmë se dega e AKR-së në Drenas në balotazh e ka mbështetur kandidatin e NISMA-s, Isa Xhemajlajn me të cilën nuk arritën synimin e tyre, fitoren ndaj kundërkandidatit, Ramiz Lladrovci.

Shpërndaje në: