Këmbësori goditet për vdekje nga vetura, shoferi ikën nga vendngjarja

Këmbësori goditet për vdekje nga vetura, shoferi ikën nga vendngjarja

Një person në Han të Elezit ka goditur nga pakujdesia një këmbësor, e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Kjo u bë e ditur në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës, derisa u tha se këmbësori kishte ndërruar jetë më pas në emergjencën e QKMF’së.

Trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion, kurse shoferi u dërgua në QKMF e më pas në QKUK, për arsye shëndetësore.

Rasti po vazhdon të hetohet.

”Hani Elezit,  29.11.2021 – 17:40. I dyshuari mashkull kosovar me veturë, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin, viktimë mashkull kosovar dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasoj, këmbësori ka vdekur në emergjencën e QKMF-së. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.  Për arsye shëndetësore pas një kohe vozitësi është dërguar në QKMF Hani Elezit dhe më pas në QKUK. Rasti është duke u hetuar.

Shpërndaje në: