Këmbësori tronditet kur sheh një anije që rri pezull mbi ujë

Këmbësori tronditet kur sheh një anije që rri pezull mbi ujë

Ka shumë forma të sjellshme të fjalëve që vijnë ndërmend kur dikush sheh një anije që duket se po qëndron pezull mbi oqean.

David Morris, që e kapi këtë pamje të jashtëzakonshme në kamerë, tha se ishte “i tronditur” kur vërejti një anije gjigante që dukej sikur po flutronte mbi ujë derisa po shihte detin në Cornwall, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Efekti është një shembull i një iluzioni optik të njohur si “mirazhi superior”. Iluzione të tjera janë të zaonshme në Arktik, por mund të ndodhin edhe Britani në kohëra dimri kur kushtet atmosferike janë të përshtatshme për një gjë të tillë.

Iluzioni shkaktohet nga një fenomen meteorologjik që quhet inversioni/përmbysja i/e temperaturave. Në gjendje normale, temperatura e ajrit bie me rritjen e latrësisë, duek i bërë majat e malit më të ftohta se sa ultësirat. Por, kur ndodh inversioni i temperaturave, ajri i nxehtë qëndron në majë të një brezi me ajër më të ftohtë, dhe kësisoj luan me percepsionin tonë vizual.

Fotografë në mbarë botën kanë kapur imazhe tronditëse ndër vite të anijeve, jahteve dhe të tjera mjeteve që qëndrojnë në mes të ajrit falë këtyre mirazheve superiore. /Periskopi

Shpërndaje në: