Këngëtari agresiv kosovar më 27 korrik mban koncert në Mitrovicë

Këngëtari agresiv kosovar më 27 korrik mban koncert në Mitrovicë

Këngëtari i muzikës agresive rap, Unikkatili, po vjen sërish në Kosovë. Kësaj radhe ai do të performojë atje ku ishte kërkesa e shumë fansave, në Mitrovicë.

Siç raporton Reporteri.net, reperi agresiv kosovar i cili jeton në Amerikë, do të rikthehet edhe një herë në skenën kosovare, kësaj here në stadiumin e vogël mitrovicas, Riza Lushta.

Ai do të performojë më datën 27 korrik dhe nuk do të jetë i vetmi. Ai pritet të jetë i shoqëruar nga anëtarët e tjerë të grupit Bloody Alboz.

Unikkatil pritet që së shpejti të dalë me një njoftimin zyrtar për mbajtjen e këtij koncerti madhështor.

Kujtojmë që kjo është hera e dytë që Unikkatil do të performojë në Kosovë, pasi në korrik të vitit 2012 kishte performuar në stadiumin e Prishtinës.

Unikkatil kishte arritur të thyente çdo rekord të mundshëm duke shitur 25 mijë bileta për koncertin e atij viti, anipse çmimet e biletave silleshin prej 15, 20, 30 deri në 116 euro.

Shpërndaje në: