Këngëtari i njohur botëror del pozitiv me koronavirus

Këngëtari i njohur botëror del pozitiv me koronavirus

Ed Sheeran rezultoi pozitiv me COVID-19 më pak se një javë para publikimit të albumit të tij të pestë.

Këngëtari në krye të top listave muzikore tha në një deklaratë të postuar në Instagram se ai ende synon të japë intervista të planifikuara dhe të performojë nga shtëpia e tij.

“Hej njerëz, një postim i shkurtër për t’ju thënë se jam mjerisht pozitiv për Covid-in, kështu që tani jam në izolim dhe ndjek udhëzimet e qeverisë,” tha Sheeran.

“Kjo do të thotë se për momentin nuk mund të vazhdoj t’i kryej personalisht detyrimet e mia, ndaj do t’i bëj sa më shumë intervista/performanca të planifikuara nga shtëpia ime”.

“I kërkoj falje të gjithëve që kam zhgënjyer. Kujdes, të gjithë.”

Javën e ardhshme, Sheeran është planifikuar të bashkohet me Zane Lowe të Apple Music live për të performuar këngë të reja nga albumi i tij dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të fansave.

Këngëtari britanik u bë i famshëm pas publikimit të këngës “The A Team” në vitin 2011, kënga kryesore në albumin e tij të parë, i cili u publikua në shtator të atij viti.

Shpërndaje në: