Këngëtari i njohur e bën për pesë pare Sellmën: S’të ka ra m’i pa masakrat e Arkanit në Kosovë

Këngëtari i njohur e bën për pesë pare Sellmën: S’të ka ra m’i pa masakrat e Arkanit në Kosovë

Këngëtari shqiptar, Asim Gashi ka thënë disa fjalë pas komplimentit që Sellma ia bëri vajzës së Arkanit.

Asim Gashi, ka reaguar ndaj komplimentit që grimerja e njohur kosovare, Sellma Kasumoviç ia ka bërë vajzës së kriminelit serb, Zhelko Razhnatoviq.

Me anë të një postimi të publikuar në Instagram, ai thotë se më mirë do ishte t’i shihte masakrat që Arkani i bëri në Kosovë e më pas të flasë.

“Ju Zonja apo Zonjusha Sellma, ste ka ra mi pa masakrat qe i ka ber Baba e kesaj qikes ne Kosove siq me ka ra me pa mua,ku sot e kesaj dite ende me paraftyrohen keta paramilitar qe na vran me te dashurit tan,se me te vertet kishit mendu ndryshe.

Ma mir kishte me qen psh me vizitu kompleksin Adem Jashari ne prekaz,ku sot ju e gezoni kete liri,se sa qe keni ber kesi komplimente qe per popullin Shqipetare eshte shume e prekshme

P.s. eshte mendimi im edi qe shume mujn me than po hajt se per veti e ka,por te pakten nje reagim si Artist! ”, ka shkruar Gashi.

 

Shpërndaje në: