Këngëtarja e frustruar: Boll ma me këngë për nuse, teze, halla e dajë

Këngëtarja e frustruar: Boll ma me këngë për nuse, teze, halla e dajë

Sot kur teknologjia ka avancuar dhe kohërat kanë ndryshuar, disa nga këngëtarët tanë ende kanë mbetur duke kënduar për teze, halla, nuse, dajë etj.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe këngëtarja e njohur e muzikës popullore Merita Bunjaku, e cila përmes një statusi ka shkruar:

Kolege e kolegë të nderuar

Temat e këngëve që ne duhet ti këndojmë dhe t’ua servojmë publikut shkojnë më larg se sa temat që po këndohen këto vitet e fundit e sidomos për festat e këtij fundviti.

Nusja, vjehrra, tezja, halla, daja etj, mënyra e trajtimit të tyre nëpër këngë, janë tema që i kemi tejkalu qysh moti dhe atë me dekada, e këtë çdo ditë e më shumë po na e dëshmon mënyra e jetesës moderne që e praktikojnë fëmijët tanë.

Jeta është shumë më serioze sesa këto tematika të këngëve, kështu që emancipimi në këtë drejtim do të ishte në të mirën e shoqërisë sonë, në të mirën e muzikës sonë të bukur popullore, do ta freskonte atë dhe do ti shërbente edhe edukimit të publikut për të njohur dhe për të çmuar atë që është vlerë në muzikë.

Faleminderit për mirëkuptim.

Shpërndaje në: