“Keni qenë shumë kundër Thaçit, çka ndryshoi?” – Vjosa Osmani përgjigjet në pyetjen e gazetarëve

“Keni qenë shumë kundër Thaçit, çka ndryshoi?” –  Vjosa Osmani përgjigjet në pyetjen e gazetarëve

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ka thënë se vazhdon të ketë ‘dallime politike’ me presidentin Hashim Thaçi, por se krerët politikë duhet të jenë të bashkuar për Kosovën.

Gazetarët ia kanë kujtuar deklaratat e saj të mëparshme ndaj presidentit Hashim Thaçi.

“Sa i përket unifikimit të qëndrimeve në politikën e jashtme, është obligim politik e edhe kushtetues, natyrisht që Kuvendi këtu ka një rol kyç.

Në këtë fazë që Kosova ka sfida të jashtëzakonshme në politikën e jashtme, jo vetëm dialogu me Serbinë por edhe fushatën ilegale të Serbisë për të tërhequr njohjet, kur kemi një fushatë të egër nga Serbia për të ndaluar anëtarësimin .Të flasim të gjithë me një zë në këtë temë, sic e ka përmendur edhe presidenti Trump në njërën nga letrat e tij, kështu që është e rëndësishme që të ketë unifikim sa më të madh në tema të tilla. Ta keni parasysh që ajo ka qenë agjendë shtetërore, asnjë nga ato organizime nuk kanë qenë private.  Dallimet tona me Presidentin kanë qenë për çështje të caktuara kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë, sidomos për cështjen e kufijve. Shpresoj që në këtë temë dhe në cdo temë të politikës së jashtme, t’i unifikojmë qëndrimet”, ka thënë Osmani./Periskopi/

Shpërndaje në: