Kepa është shndrruar në ‘Karius’: Chelsea nuk po mund të gjejë klub që ta dërgojë as në huazim

Kepa është shndrruar në ‘Karius’: Chelsea nuk po mund të gjejë klub që ta dërgojë as në huazim

Chelsea sigurisht se është penduar jashtëzakonisht shumë për transferimin rekord të Kepa Arrizabalagas për 80 milionë euro, nga Athletic Bilbao, dy vite më parë.

25-vjecari ka bërë shumë gabime gjatë kohës së tij me londinezët, madje aq shumë saqë ai tashmë e ka humbur pozitën e titullarit, transmeton Periskopi.

Edouard Mendy u transferua javën e kaluar dhe impresionoi Frank Lampardin në debutimin e tij, kundër Tottenhamit në EFL Cup.

Sipas ”The Sun”, drejtoresha e Chelseat, Marina Granovskaia po refuzon të goditet financiarisht edhe më shumë nga Kepa.

p1ejhqap6717g818224fr1pvv3eob.jpg

Kepa i ka vënë cmimin atij rreth 63 milionë euro, por nuk ka gjetur ndonjë klub që është i gatshëm të shpenzojë aq shumë.

Madje, nuk po gjindet ndonjë klub që është i gatshëm ta pranojë atë qoftë edhe si huazim.

Pandemia e ka goditur keq futbollin evropian dhe klubet nuk janë të gatshme t’ia paguajnë rrogën prej 160 mijë eurove në javë atij për ta marrë në huazim.

”The Sun” shton se mënyra e vetme si Chelsea mund ta largojë Kepan para se të mbyllet afati kalimtar të hënën, është që të pajtohet që të paguajë të paktën gjysmën e pagës së tij.

Por edhe nëse ndodh kjo, interesimi për të nuk është i lartë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: