Keq e më keq për Arsenalin: Maitland-Niles sapo ka shkaktuar ‘trazira’ me rebelimin e hapur kundër klubit në Instagram

Keq e më keq për Arsenalin: Maitland-Niles sapo ka shkaktuar ‘trazira’ me rebelimin e hapur kundër klubit në Instagram

Pas humbjes 5-0 nga Manchester City të shtunën, Arsenali ka mbetur pa fitore – apo gol – në tri ndeshjet e para të Premier Leagues këtë sezon.

Pa dyshim, djelmoshat e Mikel Artetas janë në krizë – dhe puna e spanjollit aktualisht varet në fije të parit.

Sinqerisht, shumë fansa do të dëshironin t’ia shihnin shpinën qysh tash 48-vjeçarit, transmeton Periskopi.

‘Topçinjtë’ aktualisht pozicionohen në vendin e fundit të elitës së futbollit anglez dhe është e qartë se ka një mungesë harmonie në prapaskenat e ‘Emirates’.

Vetëm javën e kaluar, braziliani Willian u pajtua që të hiqte dorë nga kontrata dy-vjeçare me Arsenalin, vetëm që të largohej sa më shpejtë nga ky klub.

Dorën në zemër, askush nuk heq dorë nga një pagë javore prej 270 mijë eurove, pa qenë tmerrësisht keq gjërat.

Tash, një tjetër futbollist i Artetas është i dëshpëruar të largohet dhe ka vendosur ta bëjë rebelimin e tij publik në rrjetet sociale, duke iu përgjëruar ndonjë klubi që t’i dalë në shpëtim para se të mbyllet afati kalimtar të martën.

Ainsley Maitland-Niles, i cili ka bërë vetëm një paraqitje me Arsenalin këtë sezon, deklaroi përmes InstaStoryt të hënën se ai më nuk dëshiron të qëndrojë në bankë.

”Krejt çka dua është të shkoj ku jam i dëshiruar dhe ku do të luaj,” ka shkruar ai duke ia bërë tag Arsenalit. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: