I keqësohet gjendja shëndetësore të akuzuarit nga grupi “Kumanova”
Është dashur dy herë të intervenoj auto-ambulanca përshkak të shëndetit të lig dhe të njëjtit i mohohet dërgimi ne spital”, ka thënë njëri prej familjarëve. Derisa, ai thotë se, kishin sugjeruar autoritetet e drejtësisë në Maqedoni që i njëjti të dërgohet tek mjeku në burgun e Shutkës.
Ndryshe, njësitë speciale policore sot masovikisht kanë qenë rreth gjykatës në Shkup. Bllokime rrugësh ka patur edhe në disa rrugë tjera në qendër të Shkupit, kjo për shkak të seancës gjyqësore për të akuzuarit në rastin ‘Lagjja e Trimave’. Gjithashtu me përfundimin e tyre kanë marrë fund edhe seancat e mbyllura.
Në seancat e ardhshme me plotësimin e aktakuzës ku fjalën kryesore do ta ketë mbrojtja, seancat do të jenë të hapura. Mbrojtja do të prezantojë dëshmitë, kurse si dëshmitarë nuk përjashtohet që të thirren edhe politikanë dhe ish-zyrtarë të organeve të sigurisë. Në rastin e Kumanovës akuzohen 37 persona.



