Këqyrëm mu n’sy: Limaj nervozohet me analistin e VV’së, ky kthehet e këqyrë përnjëmend (Video)

Këqyrëm mu n’sy: Limaj nervozohet me analistin e VV’së, ky kthehet e këqyrë përnjëmend (Video)

I ashpër me qëndrimet e dikurshme të Hekuran Muratit ndaj luftës së UÇK-së, ishte mbrëmë Fatmir Limaj. Ai madje nuk e pranon as kërkim-faljen e ministrit Hekuran Murati por as dorëheqjen e tij, duke thënë se kryeministri Kurti, do të duhej ta shkarkonte ministrin dhe në këtë mënyrë, të jepte shembull për këdo që synon një post publik duke fyer vlerat e luftës.

Por, në një moment, u përball me analistin pro Vetëvendosje, zotin Krenar Gashi, i cili tha se ministri Murati nuk ka ofenduar.

‘Këqyrëm në sy’, i tha Limaj duke shtuar:

“Obria ka ndodhë në 98-tën, 400 masakra janë në të 98-tën dhe s’ka pasë luftë në 98-tën, a s’është ofendim për familjet e dëshmorëve dhe të martirëve a.  Dëgjo këqyrëm mu në sy, këqyrëm këqyrëm mu në sy. E ti thu jo nuk është ofenduese. Pyeti ata njerëz që sot nuk i kanë familjarët. Për dikë këtu në Prishtinë lufta ka fillu me 25 mars e ka përfundu në qershor”, tha Limaj.

RIKUTJOJMË:

Disa mesazhe të para disa viteve të shkruara në Facebook nga Hekuran Murati, tani ministër i Financave, kanë ngjallur shumë reagime pasi ishin ofendim për UÇK-në. Ndër to, ishte ideja e z.Murati që në luftë të ‘paguanim mercenarë se kështu ‘do të ishte më lirë për ne’.

Për këto, kërkesa e popullit ishte shkarkimi i Muratit nga pozita e ministrit. Kryeministri Kurti – megjithë që u pyet lidhur me këto shkrime, nuk i komentoi. Por, kur ministri e pa se u bë goxha e madhe kjo punë, doli me një kërkim-falje./Periskopi/

 

Shpërndaje në: