Kërcënim me bombë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, evakuohen qytetarët

Kërcënim me bombë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, evakuohen qytetarët

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dyshohet për një mjet shpërthyes.

Policia e Kosovës ka njofuar se sot ka pranuar informacione për një bombë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, ku më pas edhe kanë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe kanë evakuuar qytetarët.

Kujtojmë se edhe në fillim të këtij muaji u ndez alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës, megjithatë në fund doli të jetë i rrejshëm.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Policia e Kosovës, me datën 16.06.2022 në orët e pasdites përmes zyrës së mediave të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka pranuar një informacion për kërcënim me mjete shpërthyese në aeroport.
Bazuar në informacionet e pranuara, Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme policore në funksion të trajtimit dhe hetimit të këtij rasti, duke angazhuar njësitet relevante policore, përfshirë ato për trajtimin e materieve shpërthyese dhe njësitin me qenë (K-9).
Policia e Kosovës, po ashtu ka ndërmarr veprime konkrete duke evakuuar personat/qytetarët në perimetrat e sigurisë, përderisa do të vazhdojë angazhimin e saj në bashkëpunim dhe koordinim edhe me institucionet tjera relevante.

Shpërndaje në: