Kërcënimet terroriste, Barcelona nuk do të festojë nëse fiton kampionatin

Kërcënimet terroriste, Barcelona nuk do të festojë nëse fiton kampionatin

Në rast se klubi i Barcelonës fiton kampionatin e sivjetmë, nga rreziku për sulme terroriste në këtë qytet nuk do të organizohet festë. Siç shkruajnë mediat katalonase, sot është mbajtur takim i përfaqësuesve të klubit të Barcelonës dhe autoriteteve lokale, ndërsa në takim është marrë vendimi që për shkak të kërcënimit nga terrorizmi nuk do të organizohet festë në Barcelonë.
Barcelona këtë fundjavë në xhiron e fundit të La Ligës takohet me ekipin e Grenada-s, ndërsa në rast se fiton tre pikë kjo do të thotë edhe fitimin e kampionatit spanjoll.  vKlubi katalanas me këtë rast planifikoi edhe organizimin e festimeve dhe parakalimit me autobus nëpër qytet, por për shkak të kërcënimit nga terrorizmi për të cilin i informuan shërbimet e intelegjencës, të gjitha festimet janë anuluar.

Shpërndaje në: