Kërcënon Brnabiq: Do të flas me BE-në, do të ketë pasoja afatgjate pse Kosova s’e lejoi referendumin

Kërcënon Brnabiq: Do të flas me BE-në, do të ketë pasoja afatgjate pse Kosova s’e lejoi referendumin

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, e ka quajtur të turpshëm vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë.

Brnabiq ka thënë se këtë çështje do ta ngris në Bruksel gjatë vizitës së saj më 25 janar.

“Në Bruksel do të marr pjesë në Këshillin për Stabilizim-Asociim dhe do të kem takime me zyrtarë të BE-së. Do t’i pyes ata pas dyerve të mbyllura se çka kanë ndërmend të bëjnë lidhur me mosmbajtjen e referendumit”, ka thënë Brnabiq, shkruan KosovOnline.

Kryeministrja Brnabiq ka ripërsëritur se vendimi i Kosovës “është skandaloz dhe i turpshëm” por edhe se nuk i ka kuptuar komunitetin ndërkombëtar të cilët thanë se kanë bërë çfarë kanë mundur.

“Kanë mohuar të drejtën themelore të serbëve për të votuar në Kosovë dhe besoj se kjo do të ketë pasoja afatgjate. Do të varet se si do të sillen në zgjedhjet e 3 prillit por sigurisht se do të jetë në agjendën e të gjitha takimeve tona në të ardhmen”, tha Brnabiq.

Shpërndaje në: