Kërcënon gjenerali serb: Nëse FSK shkon në veri do të reagojmë me ushtri

Periskopi.com Lajme

Duket se Serbia nuk e ka ndërmend të ndalet së provokuari, kësaj radhe është gjenerali i ushtrisë serbe Millan Mojsilloviq, i cili nuk e ka përjashtuar mundësinë e intervenimit të ushtrisë serbe, nëse sipas tij pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës futen në veri të Kosovës.

Ai madje hapur pranoi se ushtria serbe në atë moment do të reagonte menjëherë, transmeton Telegrafi.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që Forca e Sigurisë së Kosovës të angazhohen njëanshëm me qëllim të arritjes së pikëve politike në terren, por kërkesa jonë, insistimi dhe disa gjëra tjera duhet të jenë në funksion të sigurisë, e jo vetëm paqes por edhe gjendjes së sigurisë që garanton popullin tonë në Kosovë, se mund të jetojnë dhe të kenë të drejtën sikurse çdo qytetarë tjetër i këtij vendi”, tha Mojsilloviq.

Gjenerali serb riktheksoi se sipas Rezolutës 1244, KFOR-i është fuqia e vetme legjitime në Kosovë.

Ai shtoi se në rast se FSK-ja me apo pa pëlqimin e KFOR-it kalon në veri të Kosovës, ushtria serbe do të marrë detyrat e saj konform kërkesave.

“Keni qenë dëshmitarë të rritjes së angazhimit tonë në pikën kufitare, në veçanti në ato që qojnë në veri”, shtoi Mojsilloviq.