Kërcet dajaku për pronë në Podujevë mes pesë burrave e një gruaje: Disa bëhen për spital

Kërcet dajaku për pronë në Podujevë mes pesë burrave e një gruaje: Disa bëhen për spital

Pesë burra dhe një grua janë arrestuar në Podujevë, pasi janë rrahur në mes vete lidhur me një çështje prone.

Në raportin e policisë thuhet se disa prej tyre kanë pranuar tretman mjekësor pasi kishin lëndime të lehta trupore.

Me vendim të prokurorit pesë të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar.

 

Shpërndaje në: