Kërkesa e pazakontë e një tifozi francez për trajnerin në finale (Foto)

Kërkesa e pazakontë e një tifozi francez për trajnerin në finale (Foto)

Kombëtarja e Francës të dielën ka mundësi të shpallet për të dytën herë kampione e botës.

Për ta bërë këtë, ‘gjelat’ në finale duhet të mposhtin Kroacinë, që në finale arriti pas fitores së shënuar ndaj Anglisë.

Për trajnerin Deschamps, kjo do të jetë finalja e dytë e Kupës së Botës, pasi në vitin 1998 e kishte fituar si lojtar me Francën.

Tani që është në bankinën e këtij reprezentacioni, një tifoz i Francës ka ardhur me një ide interesante.

Ky tifoz përmes një shkrimi në Twitter, i ka kërkuar Deschamps që në finalen ndaj Kroacisë, të vesh fanellën e botërorit të vitit 1998, kur Franca u shpall kampione e botës duke e mposhtur Brazilin.

Kjo ide është përkrahur masovikisht nga tifozët e Francës.

 

 

Shpërndaje në: