Kërkohet arrest shtëpiak ndaj një personi të dyshuar se dha mbi 200 mijë euro fajde

Kërkohet arrest shtëpiak ndaj një personi të dyshuar se dha mbi 200 mijë euro fajde

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të dyshuarit F.D., pasi dyshohet për fajde.

Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari F.D., duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë materiale të të dëmtuarit E.I., në periudha të ndryshme kohore të njëjtit i ka dhënë para me fajde, në vlerë prej 226,000.00 euro, me qëllim që pastaj t’ia kërkonte me kamatë prej 30%, me ç’rast vlera e përgjithshme sipas marrëveshjes që i dëmtuari kishte për t’ia kthyer të dyshuarit ishte 294,800.00 euro.

I dyshuari, me vendim të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

 

Shpërndaje në: