Kërkohet heqja e Elon Muskut nga Tesla, kompania që e themeloi

Periskopi.com Tech & Auto

Investitorët e kompanisë Tesla duan të votojnë për heqjen e Elon Muskut, themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv të tyre, nga bordi i firmës pasi që zemërimi po rritet mbi marrëveshjen e tij të bonuseve që do t’i ofrojë atij një shumë rekorde prej 55.8 miliardë dollarësh.

Pirc, një këshillues i rëndësishëm për aksionarët, të martën rekomandoi që investitorët të votojnë kundër marrëveshjes për pagesën e Muskut sepse “në mënyrë të padrejtë pasuronte shefin ekzekutiv”.

Më tej Pirc tha që marrëveshja e ekspozonte kompaninë para padive, duke pretenduar që: “Bordi, përfshirë drejtorin ekzekutiv Elon Musk, i dhanë vetes kompensime të tepërta përgjatë periudhës tre-vjeçare”, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Këshilluesi i aksionarëve iu bëri thirrje investitorëve të votonin kundër rizgjedhjes së Muskut në bord për shkak të marrëveshjes së pagesës, dhe paralajmëroi se ai përbënte “rrezik serioz për ta lënduar reputacionin e kompanisë dhe të aksionarëve të saj”.

Po ashtu, aty përmenden edhe shpërthimet e Musk në Twitter e që i kushtuan shumë para kompanisë. /Periskopi 

Shpërndaje në: