Kërkohet paraburgim për burrin që sulmoi gruan në supermarket

Kërkohet paraburgim për burrin që sulmoi gruan në supermarket

I dyshuari me inicialet F.B është ndaluar me kohëzgjatje prej 48 orësh nga Prokuroria Themelore e Prishtinës pasi dy ditë më parë sulmoi fizikisht një grua në një super market.

Mbi të njëjtin rëndon vepra penale “Sulm”.

“Rasti ka ndodhur më 24.10.2021, në njërin market në Prishtinë, ku personi i lartcekur dyshohet se me grushte ka sulmuar një grua dhe të njëjtës i ka shkaktuar lëndime trupore, me ç’ rast e dëmtuara ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në kumtesën e prokurorisë.

Teksa gjatë ditë së djeshme prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.​

Shpërndaje në: