Kërkohet paraburgim për të dyshuarin se tentoi ta vriste vëllanë shkaku i problemeve lidhur me ndarjen e pasurisë

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin se tentoi ta vriste vëllanë shkaku i problemeve lidhur me ndarjen e pasurisë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit V.V., nën dyshimin se kanosi familjen dhe tentoi ta vriste vëllanë, për shkak të problemeve në lidhje me ndarjen e pasurisë.

Përmes një komunikate për medie kjo prokurori njofton se V.V dyshohet se ka kryer veprat penale “Kanosje”, “Vrasje e rëndë në tentativë”, si dhe, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Prokuroria njofton se më 21 qershor 2022, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, i pandehuri, seriozisht i kanos se do t’i privojë nga jeta anëtarët e familjes, përkatësisht nënën, babanë si dhe motrën e tij.

Tutje thuhet se kanosja ka ndodhur përmes telefonit, duke iu thënë se do i vrasë të gjithë, përfshirë edhe fëmijët e motrës së tij.

Gjithashtu, thuhet se më 21 qershor 2022, në Gjakovë, me dashje ka tentuar ta privojë nga jeta vëllanë e tij, të dëmtuarin B.V., për shkak të problemeve të mëparshme, në lidhje me ndarjen e pasurisë.

“I pandehuri V.V., paraprakisht kishte kërkuar të takohet me të dëmtuarin në zyrën e tij, e më pas duke e kanosur me fjalë, me armë zjarri gjuan disa herë në drejtim të këmbëve të dëmtuarit e pastaj i drejton armën në fytyrë, ku deri sa i pandehuri tenton ta ndërroj karikatorin, i dëmtuari arrin të largohet nga vendi i ngjarjes dhe njofton policinë”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, sipas prokurorisë, i dyshuari nga data e pavërtetuar deri më 22 qershor 2022, pa autorizim, ka mbajtur armë dhe municion në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, ku të njëjtat i janë konfiskuar nga ana e policisë.

“Prokurori i rastit ndaj të pandehurit V.V., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh. I pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 21 qershor 2022”, thuhet në fund të komunikatës.

Shpërndaje në: