Kërkohet shtyrja e afatit për regjistrim të veturave në veri

Kërkohet shtyrja e afatit për regjistrim të veturave në veri

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veti, Veton Elshani ka thënë për RTK se kanë kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme që afatin për ndërrimin e targave ilegale në RKS ta shtyjnë edhe për 15 ditë.

Të enjten kur përfundon afati për konvertimin e targave nga ato ilegale në RKS, shihet interesim i madh i qytetarëve serbë në qendrat e kontrollimit teknik në Mitrovicë të Veriut.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka theksuar për RTKlive se qytetarët mund t’i regjistrojnë veturat vetëm edhe të enjten.

Elshani, ka theksuar për RTKlive se nga 1 nëntori deri më 29 nëntor janë regjistruar mbi 3 mijë vetura me targa RKS. Ai ka thënë se edhe 800 kanë qenë të regjistruara më herët.

Ministria e Punëve të Brendshme tanimë ka njoftuar të gjitha personat që kanë automjete targa ilegale do të kenë mundësi të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim në targa RKS.

Kjo përfshinë taksat doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targa dhe tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të Automjetit.

Shpërndaje në: